Gjykata e
Apelit vendosi sot të lerë në fuqi vendimin per ekstradimin e
Almir Rrapos, ish-zyrtar i Ministrise së Jashtme që akuzohet nga drejtësia
amerikane për një sërë veprash penale. Një prej veprave penale për të cilën do gjykohet
Rrapo në SHBA, ligji amerikan parashikon dënim me
vdekje. Avokati i Rrapos njofton se do coje ceshtjen ne Strasburg.
Në seancën e sotme të
Apelit, avokati mbrojtës Ardian Visha kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila u shpreh për ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën pretendimin se mungon garancia për moszbatimin e dënimit me
vdekje, nëse i akuzuari shpallet fajtor në Amerikë.
“Ajo cka prisnim nga gjyqësori sot ishte të tregohej dinjitet dhe të mos shkeleshin të drejtat e nejriut, këtë ata nuk e bënë.
Ne nuk e parashikojmë dënimin me
vdekje dhe për këtë duhet të kishte favorizim”, tha Visha për mediat pas seancës së
Apelit.
Ish sekretari i Ministrisë së Jashtme,
Almir Rrapo u arrestua më 2 korrik për akuza të rënda të kryera në kuadër të një organizate kriminale në SHBA, që drejtohej nga vëllezërit Krasniqi.
Rrapo u arrestua në ambientet e Ambasadës
Amerikane në Tiranë, ku ishte paraqitur për t’u pajisur me vizë, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti nga autoritetet
amerikane. Në bazë të ligjit nëse Apeli vendos lejimin e ekstradimit,
Almir Rrapo u dorëzohet autoriteteve
amerikane brenda dhjetë ditësh.
Shtuar më 01/11/2010,
ora 10:24