VIDEO/ Aksident i rëndë në Librazhd, 35-vjeçari humb kontrollin e makinës te “Ura e Murrashit” dhe përfundon në lumin Shkumbin

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e 10 janarit në Librazhd.

Një makinë me targa greke ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Albeu.com mëson se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Murrashit.”

Shoferi  ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në momentin kur ka dalë nga rruga.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar, u nxor menjëherë nga rrjedha e lumit.

35-vjeçari ka deklaruar se po udhëtonte i vetëm kur u përfshi në aksident, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital./Albeu.com.


Shtuar 10.01.2023 12:54