Apathurai: Veprimet e FSK-se dergojne sinjale te gabuara
Albeu.com
KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen me FSK-në. Vendimi i komandantit të KFOR-it për pezullimin e raporteve me FSK-në ka qenë plotësisht i bazuar, pasi “veprime të tilla si të ...... FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara”, tha zëdhënësi i Aleancës, Xhejms Apathurai. Edhe diplomatë të Aleancës e kanë cilësuar të gabuar parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës me armë dhe me flamur të NATO-s në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”. Të njëjtat burime pohojnë se FSK-ja nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është menduar si forcë civile e sigurisë, me përbërje shumëetnike dhe e trajnuar nga vendet anëtare të NATO-s.
Shtuar më 09/03/2010, ora 01:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori