Avokati i
Popullit, pas sinjalizimeve për ushtrim dhune ndaj disa studentëve nga policia, të cilët u përfshinë në një incident me kryeministrin, nisi menjëherë investigimin e këtij rasti të denoncuar.
Por përfaqësueset e
Avokatit të
Popullit fillimisht u penguan të kryejnë detyrën e tyre
kushtetuese, duke mos u lejuar të hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë.
Pas qëndrimit tonë të bërë publik edhe në media, në ambientet e Drejtorisë së Policisë u lejua të hyjë vetëm njëra nga ekspertet e
Avokatit të
Popullit.
Për këtë arsye, institucioni ynë ka nisur një tjetër hetim për të zbuluar personat dhe shkaqet e ndalimit të ekspertëve të
Avokatit të
Popullit, për të kryer detyrën e tyre
kushtetuese, atë të verifikimit nëse ndaj studentëve është ushtruar dhunë ose jo.
E ritheksojmë se askush nuk duhet të pengoje punën e
Avokatit të
Popullit dhe zbatimin e kompetencave të tij
kushtetuese, duke shkelur ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe Konventat Ndërkombëtare. I bëjmë thirrje titullarëve të policisë që qëndrime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015,
ora 17:45