Anulohet vendimi për ish-zyrtarin e OKB-së në Kosovë
Pëlqej
Tribunali i Apelit i KombeveBashkuara e ka anuluar një vendim, i cili ishte në favor të personit James Wasserstrom, që i kishte akuzuar kolegët e tij për hakmarrje, për shkak se ai kishte shfaqur dyshime për korrupsion në misionin e KombeveBashkuara në Kosovë.

James Wasserstrom, shtetas amerikan, i cili ishte oficer udhëheqës kundër korrupsionit në misionin në Kosovë (UNMIK) në vitin 2007, tha se vendimi i publikuar fundjavën e kaluar, demonstron se as sekretari i përgjithshëm e as Zyra Etike e KombeveBashkuara nuk kanë “interesim kredibil përtej fjalëve në mbrojtjen e individëve të guximshëm, të cilët paraqesin raste pas dëshmimit të keqbërjes”.

Tribunali i Mospajtimit të OKB-së kishte vendosur se Wasserstrom ishte subjekt i “trajtimit krejtësisht të papranueshëm” dhe akteve “tmerruese”, që paraqesin shkelje të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe e kishte shpërblyer atë me 65 mijë dollarë, raporton AP nga New Yorku, shkruan Rel.

Por, Tribunali i Apelit e ktheu këtë vendim me vota 2:1 për shkak se mund të vendos vetëm “vendime të caktuara administrative” dhe se në rastin e Wasserstromit, “rekomandimet nga Zyra Etike, e cila ishte krijuar nga Kombet e Bashkuara për t’i mbrojtur personat që zbulojnë gjëra të ndryshme, nuk ishin “vendime administrative” që do të mund të shqyrtoheshin nga Tribunali i Apeleve. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori