Anulohet tenderi per ndertimin e kishes ne sheshin e Shkupit
Albeu.com
Ministria e Kulturës ka anuluar tenderin për ndërtimin kishës në sheshin e Shkupit. Qeveria për ndërtimin e kishës kishte paraparë 16.5 milion euro dhe në konkurs është paraqitur vetëm ndërmarrja ndërtimore Granit.Nga ministria e Kulturës në linjë telefonike për Alsat konfirmojnë anulimin e tenderit me arsyetim se shuma e ofruar e kësaj ndërmarrje të vetme të paraqitur në Tender, ka qenë më e lartë se vendimi për furnizime publike. Ndërkohë në reagimin e partive politike thuhet se bëhet fjalë për aferë korruptive, ngase Graniti është firmë e afërt me Qeverinë, dhe është e palogjikshme të ndahen 16.5 milion euro nga buxheti në kohën kur në mbarë botën mbretëron krizës ekonomike.
“Ndërtimi i kishës po kalon në aferë me përmasa korruptive. Për fat të keq qeveria vazhdon pa mëshirë ti harxhoj parat e qytetarëve gjithnjë e më të varfër. 16.5 milion euro nga buxheti apo më saktë nga parat e qytetarëve do të derdhen për ndërtimin e kishës në shesh në arkën e firmës ndërtimore të afërt me qeverinë, Granit. I tërë rasti paraqet një shembull klasik për tender të kurdisur që pa dyshim dëshmon për korrupsion në radhët e qeverisë”, deklaroi Roza Topuzova Kareska nga PLD.
“LSDM është kundër ndërtimit të objekteve të reja në sheshin e qytetit, duke marrë parasysh parimin kushtetues për sekularitet, ne jemi kundër ndërtimit të kishave me fonde nga buxheti i shtetit. Në këto momente të krizës ekonomike, këto fonde është më mirë të orientohen në sferën ekonomike, në subvencionimin e dyqaneve sociale, në masat për punëtoret të cilët çdo ditë, masivisht po mbesin pa punë”, tha Marinella Tusheva nga LSDM.
Ndërkohë nga këshilli iniciativë për ndërtimin e Burmali xhamisë, nuk komentojnë shumën e caktuar për kishën, por shpresojnë se qeveria do t'u mundësoj ndërtimin në vendin ku ka qenë kjo xhami.
“Projekti jonë për rindërtimin e Burmali xhamisë do jetë shumë më i lirë në aspekt financiarë, duke pasur parasysh se ne ndërtojmë në themelet ekzistuese, do të thotë nuk e kemi lëviz vendin ose themelin edhe puna e dytë është se këto shtylla të cilat i shihni, të cilat janë pjesë e Burmali xhamisë, të cilat kanë qenë në atë objekt dhe më pastaj janë të vendosura dhe janë nën mbrojtje të ligjit net ë gjitha këto mëtojmë në bashkëpunim me institucionet shtetërore ti shfrytëzojmë në rindërtimin e Burmali xhamisë. Bëhet fjalë për gjithsej 12 pjesë të arkitekturës të cilat janë shumë të çmueshme, ashtu që ne nuk kemi nevojë të sjellim mermer të shtrenjtë ose të ri por se do i përdorim këto apostamente dhe këto shtylla që veçmë i kemi”, tha Ramadan Ramdani, koordinator i këshillit iniciues për ndërtimin e Burmali xhamisë.
Nga këshilli koordinativ për ndërtimin e Burmali xhamisë, deklarojnë se nëse shteti parasheh mjete nga buxheti për ndërtimin e kishës, atëherë do të ishte e udhës që mjete nga buxheti gjithashtu të ndahen edhe për ndërtimin e xhamisë, në të kundërtën këshilli iniciativë do të ndërtojë xhaminë me vetë kontribut. (alsat)
Shtuar më 03/06/2009, ora 14:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori