Kishte veshur xhupin e Bayernit, plasin memet për Edi Ramën pas humbjes së gjermanëve (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shfaq me një xhup sportiv që mbante logon e Bayern Munchen në kraharor, ku portalet ironizonin se ai kishte ndrruar ekip pas humbjes së Juventusit ndaj Interit.

Tashmë Edi Rama konsiderohet si “mace e zezë” për ekipet e futbollit, pasi Bayern u mposht dje nga Villareal me rezultatin 1-0.

Gjithashtu nëpër rrjetet sociale kanë plasur memet e ndryshme ku ndërthurin Edi Ramën dhe humbjen e Bayernit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.04.2022 11:49