Anulohen HEC-et e Thethit. Po Valbona?
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas debateve të nxehta për HEC-et në Valbonë, qeveria tashmë ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm, e cila lidhet me anulimin e atyre në Theth. Sipas saj, ky vendim është marë pasi janë shkelur kontratat koncesionare.

Kujtojmë këtu se më herët, ndërtimi i HEC-eve në Theth ka pasur kundërshti nga Shoqëria Civile, pasi ndërtimi i tyre do të shkatërronte turizmin në këtë zonë.

Në letrën që Ministria e Energjetikës i dërgon koncesionarit mbi lumin Shalë, jepen arsyet e prishjes së njëanshme të marrëveshjes, duke konstatuar shkeljet që janë bërë.

Këto shkelje kanë të bëjnë me mungesën e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik, raportet hidroenergjetike dhe hidroteknike, si dhe ato të planit të biznesit.

Shoqëria është njoftuar disa herë për të plotësuar dokumentacionin e munguar në projektin e zbatimit të dorëzuar formalisht, por nuk e ka kryer. Një tjetër shkelje, sipas Ministrisë së Energjisë, është mos rinovimi i Sigurimit të Kontratës nga koncesionari brenda afatit të përcaktuar. /albeu.com/


Shtuar më 26/10/2016, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së