Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Antisemitizmi në Kuvend, ambasada e SHBA: Jemi krenarë me Shqipërinë
Ambasada e SHBA-ve përshëndeti miratimin e rezolutës për përkufizimin e antisemitizmit nga Kuvendi.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se ky është një hap që vazhdon traditën e shqiptatëve në mbrojtjen e hebrenjve.

Ambasada Amerikane:

Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes.

Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi.

Cfarë është antisemitizmi?

Antisemitizmi është forma më e vjetër dhe më e përhapur e fanatizmit në botë. Ai ka ekzistuar për mijëra vjet, ngre kokë në kohët e krizave ekonomike dhe prosperitetit. Del në sipërfaqe në vendet ku ka shumë pak ose aspak hebrenj.

Me kalimin e viteve, ndyrësia e Holokaustit sikur po zbehet nga kujtesa kolektive. Një nga manifestimet moderne të anti-semitizmit sot është mohimi i Holokaustit, apo minimizimi i ndikimit të tij.

Nga ana tjetër, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, vazhdimisht ka premtuar një Holokaust të dytë, duke u kërcënuar të zhdukë shtetin e Izraelit.

Megjithatë, historia tragjike e përvojës së hebrenjve dhe sfidat që burojnë nga antisemitizmi, nuk i kanë zbrapsur ata që janë të përkushtuar ta luftojnë. Disa dhjetëra aktivistë të të drejtave të njeriut, historianë dhe përfaqësues të qeverive, u tubuan më 23 dhe 24 mars në Pragë, në konferencën e OSBE-së, me temën “Luftimi i Antisemitizmit në Diskursin Publik”.

Kuvendi miratoi sot një rezolutë për anti semitizmin.

Nëpërmjet kësaj rezolute përcaktohet përkufizimi i antisemitizmit si më poshtë:

"Antisemitizmi eshte nje perceptim i caktuar per hebrenjte, i cili mund te shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike te antisemitizmit drejtohen ndaj individeve hebrenj ose Jo hebrenj dhe/ose ndaj prones se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare te komunitetit hebraik." /albeu.com/


Shtuar më 22/10/2020, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori