Anti-KÇK, Ambasada amerikane bën deklaratën e rëndësishme
Miratimi i aktit normativ për KÇK, “kap ca t’kapësh”, ka zgjuar dhe interesin e ndërkombëtareve.

Ambasada Amerikane shkruan në faqen e saj zyrtare se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor.

Reagimi i plotë

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara mbi Ligjin Anti-KÇK
Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.

Shtuar më 02/02/2020, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori