U akuzuan për bombën tek "VEFA", anëtarët e "Hakmarrja për Drejtësi" fitojnë pafajësinë

Antarët e bandës “Hakmarrja për Drejtësi” janë shpallur të pafajshëm në Gjykatëne Krimeve të Rënda.

Gjykata ka dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.

Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur 19 vjet dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykimeve e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.

Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti. Ai bashkë me 10 persona të tjerë kanë marrë dënime nga 5 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për disa krime të rënda.

Veç Orik Shytit, në organizatë kanë qenë edhe vëllai i tij Laerti, Altin Arapi dhe Gentian Caka të dënuar me burgim përjetë. I dënuari Orik Shyti e mori vendimin në mungesë gjatë gjykimit, pasi është azilant në Zvicër.

Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991.
Aredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 në Shkodër.

Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi edhe vrasjen e drejtorit të burgjeve, vrasjen e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” dhe të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku që kur organizata u shfaq, sipas autoriteteve, në 12 tetor 1996.
Shtuar më 13/02/2017, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori