Ansip: Estonia mbeshtet Shqiperine per vizat
Albeu.com
Estonia mbështet Shqipërinë në heqjen e vizave dhe integrimin në Bashkimin Europian, por për këtë duhet të ndërmerren reforma. Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip, në një konferencë me kryeministrin Berisha ka deklaruar se ...... Shqipëria ka bërë përpjekje të lavdërushme vitet e fundit, por kjo nuk mjafton. " Duhet të realizohen reforma demokratike. Sa i përket heqjes së vizave, Shqipëria ka bërë përpjekje për plotësimin e kushteve si pasaportat biometrike, apo kartat e identitetit", theksoi Ansip. Kryeministri deklaroi se vendi i tij ka përvojë në përgatitjen për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe këtë përvojë ta ndajë me Shqipërinë. Ai theksoi gjithashtu se Estonia është mbështetës i zgjerimit të BE-së.
Ansip deklaroi se marrëdhëniet Shqipëri-Estoni janë shumë të mira, duke qenë se janë anetare të NATO-s. "Por duhen përmirësime në sektorin e biznesit. Ne kemi të zhvilluar teknologjinë e informacionit dhe pres të kemi bashkëpunim të frutshëm ems sipërmarrësve tanë në këtë sektor", tha ai.
Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha deklaroi se vizita e Ansip është historike. "Në diskutimet që patëm spikat një vullnet i qeverive për të intenfisikuar marrëdhëniet në të gjitha fushat", tha Berisha. Kryeministri theksoi se Shqipëria kërkon mbështetjen e Estonisë për prioritetin e saj "Shqipëria në moshën e internetit". "Po ashtu ramë dakord që të firmosen të gjitha marrëveshjet e domosdoshme për bashkëpunimin ekonomik, për investimet estoneze në Shqipëri dhe inkurajimin e tyre", theksoi ai.
Lidhur me integrimin në BE e heqjen e vizave, Berisha deklaroi se ka marrë mbështetjen e homologut Ansip në përpjekjet për procesin e integrimit." Qeveria e tij është e gatshme të na japën ndihmën e mundshme të integrimin europian mbi bazën e eksperiencës së saj", pohoi ai.
Kryeministri Berisha deklaron se është në favor të votimit elektronik. "Unë propozoj që anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore nga qeveria dhe opozita të shohin të gjithë praktikën që kanë përdorur në Estoni për zgjedhje elektronike. Unë kam besim të plotë. Frika në zgjedhje ndaj sistemeve elektronike janë provuar si të pabazuara. Këto sisteme po përdoren më shumë. Janë sisteme më transparent. Ne jemi të gatshmë të përcaktojmë proceduart me transparente", u shpreh ai.
Shtuar më 05/04/2010, ora 23:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori