ANSA: Shqipëria pranë marrjes së statusit
Shqipëria është vendi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor që do të jetë kandidat në Bashkimin Europian. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane ANSAmed, e cila flet për një dokument të përgatitur nga KE dhe që do të publikohet në 10 tetor.

Sipas këtij raporti, dialogu mes qeverisë dhe opozitës bëri të mundur kapërcimin e krizës politike dhe miratimin në kohë të reformave kyçe, asaj Zgjedhore, në mënyrë që vendi të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. Pas tre vjet rresh dështimesh për të qenë një vend zyrtar kandidat që nga prilli i 2009-tës, sipas këtij dokumenti Shqipëria më në fund është gati të kalojë provimin e Brukselit, duke fituar në 10 tetor një opinion pozitiv nga Komisioni Europian. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori