"Anonymous Albania" sulmon AMA-n dhe AKEP, mbyll faqet zyrtare
Anonymous Albania, faqja e njohur në të gjithë Shqipërinë ka sûlmuar faqen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), duke i nxjerrë ato jashtë funkzionit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, zotëruesit e faqes së hakersave shqiptarë shkruajnë se, ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj paketës ‘antishpifje’.

Ndër të tjera, në status shkruhet se kërkojnë të tërhiqet paketa antishpifje, pasi sipas tyre është një kërcënim i qeverisë ndaj gazetarëve.

“Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sûlmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato.

AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse shqipëria është një shtet demokratik! Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënûar gazetarët.

Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në shqipëri,”– shkruhet në statusin e Anonymous Albania.
Shtuar më 18/12/2019, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori