Ankohet Braçe: Po lëndojmë kaviljen me këto rrugët e Tiranës
Deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonominë, Erjon Braçe ka kritikuar punën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, për cilësinë e rrugëve dhe trotuarve në kryeqytet.

Sipas tij, në Tiranë nuk ka troturar dhe rrugë ku të mos lëndosh kaviljen apo të shkëndësh makinën prej gropave. Deputeti i qarkut Fier ka arritur deri aty sa e ka quajtur kreun e Tiranës dhe Opozitës "sahanlëpirës".

"Në Tiranë, nuk ka trotuar e rrugë nga qendra në periferi, ku të mos lëndosh kaviljen po të ecësh në këmbë e të shkundësh makinë sa të të dhemë trupi yt, prej gropave. Sahanlëpirësi Lulzim Basha", shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori