Kreu i PBDNJ, Vangjel
Dule e cilësoi gabim
fatal vendimin e Partisë Socialiste për të ankimuar në Gjykatën
Kushtetuese, paktin detar me Greqinë. I ftuar në emisionin “Bugajski Hour” në “Albanian Screen”,
Dule foli edhe për koalicion parazgjedhor duke nënvizuar se partia e tij nuk do të bashkëpunojë me ato parti që nuk ndajnë vizionin evropian dhe s’e zbatojnë me përpikmëri sundimin e ligjit dhe të drejtat e minoriteteve.
"Caktimi i zonave detare, pra i zonave ekskluzive ekonomike, them se ishte një marrëveshje e drejtë midis të dyja
vendeve. Por ajo nuk pati një fund pozitiv. Them se PS-ja bëri gabimin
fatal duke keqpërdorur një problem të çështjeve ndërkombëtare në politikën e brendshme. Kemi të bëjmë me këshillën më të keqe për një parti politike. Problemi tjetër është se ata e nxitën të gjithë retorikën nacionaliste kundër kësaj marrëveshjeje. Çdo individ në rrugë, që nga këpuctari e deri te hidrauliku, kishte një opinion se si do të duhej të ishte marrëveshja. Është për të ardhur keq! Ata akuzuan zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe të Ministrisë së Jashtëme, dhe pas kësaj ata e çuan çështjen në Gjykatën
Kushtetuese. Më duhet ta përsëris edhe një herë se Gjykata
Kushtetuese votoi në rrethanat e një sovraniteti dhe integriteti të kufizuar. Unë nuk shoh asnjë problem në atë marrëveshje. Ajo ishte e barabartë dhe e drejtë, dhe ishte në favor të të dyja
vendeve. Fatkeqësisht ne patëm rezultatin negativ mbas vendimit të Gjykatës
Kushtetuese dhe kjo mbetet një vështirësi mjaft serioze që pengon zhvillimet e mëtejshme në marrëdhëniet mes dy
vendeve" u shpreh
Dule. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013,
ora 09:31