Ankete: VMRO 28.2 per qind, BDI 7.7 per qind
Albeu.com
Po qe se nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 28.2 për qind e elektoratit do të përcaktoheshin për VMRO-DPMNE-në e Gruevskit, ndërkohë që për LSDM-në opozitare janë shprehur se do të votonin 11.6 për qind e të anketuarve.Në bllokun politik shqiptarë sipas anketës BDI ka shënuar rënie të dukshme. Sikur nesër të mbaheshin zgjedhjet, për BDI-në të do të votonin 7.7 për qind e qytetarëve. Partia e Ahmetit pasohet nga Demokracia e Re. Për të do të kishin votuar 4.4 për qind nga të anketuarit. Për LSDM-në do të votonin 11.6 për qind të qytetarëve, kurse për PDSH-në 2.3 për qind. 18.9 për qind e qytetarëve kanë thënë se nuk dinë se për kë do të kishin votuar, kurse 25.7 për qind, nuk do të kishin votuar për asnjë parti. Në pyetjen nëse vizat, hyrja në NATO apo hyrja në BE, është më me rëndësi për ju, 49.4% kanë thënë se fillimisht dëshirojnë heqjen e vizave, 25.4% hyrjen në NATO dhe 18.4% marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Anketa është zhvilluar në periudhën nga 5 maj deri më 7 maj. Në të janë përfshirë 1110 qytetarë pa treguar se cilës përkatësie etnike i takojnë. Anketa është realizuar me kërkesë të Institutit “Pavel Shatev” ndërsa e ka realizuar Instituti për Demokraci.
Shtuar më 10/05/2009, ora 23:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori