Anketa: Pas zgjedhjeve serish PDSH-VMRO-DPMNE ne qeveri
Albeu.com
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanike në një anketë të realizuar ka nxjerrë si fituese të zgjedhjeve VMRO-DPMNE-në tek maqedonasit, ndërsa tek shqiptarët PDSH-në.Në pyetjen se për cilën parti do të votoni, anketa bën të ditur se për VMRO-DPMNE janë deklaruar 29,9 për qind, LSDM-në 21,3 për qind, PDSH-në 14, 8 për qind dhe për BDI-në 6,4 për qind. Sipas IFIMES, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi janë politikanët më popullor në Maqedoni.

Në bazë të të dhënave të anketës, mbi 31,10 për qind janë deklaruar për Nikolla Gruevskin, 19,2 për qind për Branko Cërvenkovskin, 14, 8 për qind për Menduh Thaçin, 11,7 për qind për Radmilla Sheqerinska, 7,7 për qind për Ali Ahmetin dhe 7,3 për qind për Tito Petkovskin. Sipas anketës, mbi 59 për qind e të anketuarve kanë bërë të ditur se dalin në zgjedhje, ndërsa 21, 4 për qind janë deklaruar se nuk do të votojnë, 18,7 për qind nuk janë përcaktuar.

Sipas ndarjes së njësive zgjedhore, në njësinë e parë zgjedhore, për VMRO DPMNE janë deklaruar 29,90 për qind, LDSM 21,30 për qind, PDSH 14,80 për qind, BDI 6,40 për qind dhe 27,60 partitë e tjera. Në njësinë e dytë zgjedhore për VMRO-DPMNE janë deklaruar 28, 9 përqind e të anketuarve, për LSDM-në 21,6 për qind, për PDSH-në 12,1 për qind, BDI-në 7,9 për qind hde PPD-në janë deklaruar 5,1 për qind. Në njësinë e tretë zgjedhore, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 43, 8 për qind, LSDM 28, 1 për qind, PDSH-në 2,3 për qind dhe BDI-në 1,2 për qind.

Në njësinë e katërt zgjedhore, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 42,1 për qind,LSDM 33, 2 për qind. Në njësinë e pestë zgjedhore, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 33,2 për qind, LSDM 26, 1 për qind, PDSH 8,4 për qind dhe 5,9 për qind për BDI. Në njësinë e gjashtë zgjedhore për PDSH-në janë deklaruar 41, 2 për qind BDI, 28, 1 për qind PPD. Në njësinë e dytë zgjedhore për VMRO-DPMNE janë deklaruar 28, 9 përqind e të anketuarve, për LSDM-në 21,6 për qind, për PDSH-në 12,1 për qind, BDI-në 7,9 për qind hde PPD-në janë deklaruar 5,1 për qind.

Në njësinë e tretë zgjedhore, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 43, 8 për qind, LSDM 28, 1 për qind, PDSH-në 2,3 për qind dhe BDI-në 1,2 për qind. Në njësinë e katërt zgjedhore, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 42,1 për qind,LSDM 33, 2 për qind. Në njësinë e pestë zgjedhore, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 33,2 për qind, LSDM 26, 1 për qind, PDSH 8,4 për qind dhe 5,9 për qind për BDI. Në njësinë e gjashtë zgjedhore për PDSH-në janë deklaruar 41, 2 për qind, BDI 28, 1 për qind, PPD 5,3 për qind, VMRO-DPMNE 7,3 për qind dhe 9,9 për qind LSDM. IFIMES bën të ditur gjithashtu se 82,4 për qind e të anketuarve janë për anëtarësimin e vendit në BE, përkundër 8,9 për qind që janë shprehur kundër anëtarësimit. Për anëtarësimin në NATO janë shprehur 66,1 për qind, ndërsa 18, 3 për qind kundër, 15,6 për qind nuk kanë shprehur qëndrim. Anketa e IFIMES është realizuar gjatë periudhës prej 12 deri më 16 maj, ku janë anketuar 1899 veta. IFIMES është instituti i njohur ndërkombëtarë për hulumtime të opinionit me seli në Lubjanë të Sllovenisë. Rrjeti Ndërkombëtarë për Zhvillim në Uashington e ka vlerësuar relevancën e hulumtimeve të IFIMES me 93 për qind anketa të sakta. (news24)
Shtuar më 26/05/2008, ora 04:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori