Anketa e QSH “Gani Bobi”: PDSH 58,2 %, BDI 38, 6 %
Albeu.com
Qendra Kosovare për Studime Humane “Gani Bobi” në një anketë të realizuar lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni ka nxjerrur në epërsi Partinë Demokratike Shqiptare.
Anketa e QSH “Gani Bobi” si subjekt të tretë ka nxjerrur Bashkimin Demokratik Shqiptar (BDSH) me përkrahjen prej 3.2 për qind të votuesve shqiptarë.
Anketa gjithashtu bën të ditur se 25 për qind e elektoratit akoma nuk janë deklaruar se për cilën parti do të përcaktohen, ndërkaq 18, 5 për qind janë deklaruar se nuk do të dalin në zgjedhje.

Në bazë të zonave zgjedhore, për PDSH-në janë deklaruar bindshëm në Zonën 1 dhe 6.
Në Zonën 1 për PDSH janë deklaruar 57, 8 për qind, ndërsa për BDI 38,9 për qind.

Në Zonën 6 për PDSH-në janë deklaruar 64, 4 për qind, ndërsa për BDI-në 30,1 për qind. Nga ana tjetër, BDI është në epërsi në Zonën 2, ku për këtë parti janë deklaruar 51, 6 për qind, ndërsa për PDSH 45, 2 për qind. Gjithashtu edhe në Zonën e 5 për BDI janë deklaruar 60, 9 për qind, ndërsa për PDSH-në 30, 4 për qind.
Në Pyetjen se cilin koalicion preferohet për interesat e shqiptarëve, 38 për qind janë deklaruar për koalicionin PDSH dhe VMRO-DPMNE, për koalicionin BDI-VMRO-DPMNE janë deklaruar 12, 8 për qind, koalicioni PDSH-LSDM 0,3 për qind, koalicioni BDI-LSDM rreth 14 për qind dhe nuk janë deklaruar 34,7 për qind.
Në pyetjen se cila parti ka dhënë kontribut më të madh për përmisimin e pozitës së shqiptarëve, për PDSH-në janë deklaruar 50,3 për qind, për BDI 44,3 për qind, për PPD 4,4 për qind dhe për BDSH rreth 1 për qind.

Anketa e Qendrës për Studime Humaniste “Gani Bobi” përmban edhe statistikat lidhur me integrimin e vendit në strukturat veriatlantike, ku për integrimin në NATO dhe BE janë deklaruar mbi 93 për qind të shqiptarëve.
Hulumtimi kuantitativ i kësaj qendre me drejtorin e saj Shkëlzen Maliqi ka filluar më 23 prill 2008 dhe ka përfunduar më 29 prill 2008. Kampioni i hulumtimit është planifikuar për 1000 intervista, dhe janë realizuar 944.
Me hulumtim janë përfshirë 4 zona elektorale, zonat I, II, V dhe VI, në cilat zona edhe është i përqendruar elektorati shqiptar. (Ardian Mehmeti/INA)
Shtuar më 11/05/2008, ora 04:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori