Ankesat e Greqisë, ngrihen grupe pune për tekstet e shkollave
Pëlqej
Autoritetet shqiptare kanë ngritur grupe pune për të shqyrtuar ankesat e Greqisë për tekstet e shkollave. Lajmi u bë sot i ditur nga ministrja Arsimit Lindita Nikolla e cila u shpreh se grupet e punës do punojnë për të bërë të mundur që tekstet e shkollave të respektojnë fqinjësinë e mirë.

Disa ditë më parë Athina u shpreh se Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e referencave irredentiste në librat e Gjeografisë apo ato të Historisë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori