Rama mbledh në seli drejtuesit politikë në qarqe

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë në qarqe.

Mësohet se takimit të tyre vjen në kudër të mbledhjes së përjavshme për organizimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Temë e diskutimit do te jete strategjia për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kujtojme se ne datë 1 shtator, Rama bëri disa ndryshime duke rifreskuar disa qarqe.

Në Lezhë largoi Sandër Lleshajn duke rikthyer Lindita Nikollën, në Shkodër dërgoi Ilir Beqjan në vendin e Ditmir Bushatit, ndërsa qarkun e Kukësit ia besoi Safet Gjicit.

Tirana, që ka numrin më të madh të mandateve do të drejtohet nga Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.


Shtuar 6.10.2020 15:19