Reuters: Amerikanët ofrojnë dyfishin për Albpetrolin
Reuters
Oferta prej 850 milionë eurosh të ofruara nga kompania amerikane Voltro">Voltro Silk">Silk Road Equity Ltd është më shumë se dyfishi i vlerës së vendosur mbi asetet e firmës së naftës që zotërohet nga shteti shqiptar. Kështu shkruan Reuters në një shkrim mbi ankandin e zhvilluar të premten për shitjen e aksioneve të Albpetrol.

“Oferta e Voltro">Voltro Silk">Silk Road Equity Ltd, e barabartë me 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë (PBB), ishte një nga pesë ofertat e hapura të premten përpara një audience që përfshinte gazetarët, kompanitë e tenderit, dhe anëtarët e bordit shtetëror”, shkruan Reuters duke sqaruar se blerësi do ketë mundësi të shfrytëzojë të gjitha asetet mbitokësore të Albpetrol si dhe të drejtën për të shfrytëzuar naftën dhe gazin në territorin shqiptar për 25 vjet. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori