“Ku janë lekët e Rinasit”, Rama debaton me deputetët e opozitës

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me deputetët e opozitës për grabitjen në Rians.

Ai deklaroi se grabitësit e Rinasit janë pas hekurave, ndërsa ka hasur në hezitime. Deputetët e opozitës i kanë ndërhyrë Ramës nga vendi, ndërsa e kanë pyetur se; “ku janë lekët e grabitura?”.

Kreu i qeverisë tha se atyre iu rrinte mendja tek lekët, si opozita tek tenderat.

“Merrini dhe shikoji operacionet e bëra nga policia e Shtetit gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit, do shihni se krimet e ndodhura janë zbardhur. Grabitja e Rinasit do bënte lajm të bujshëm, nuk diskutohet, por organizatorët e grabitjes janë kapur sot, janë pas hekurave, apo jo. (Ndërhyjnë nga salla deputetët e opozitës duke thënë; po lekët?) Ah janë kapur njerëzit po lekët ku janë?!- thoni ju! Aty e keni mendjen, si opozita tek tenderat.

Edhe në aspektin e tenderave s’mund të them se janë një proces që në çdo hap dhe në të gjitha kategoritë janë për t’u krenuar. Ka një ndrysim si nata me ditën. Këtu flitet pa pushin, oligarkët, oligarkët Janë 5 veta. Po pse si merrni ju Zoti Valteri faktet, dokumentet dhe statistikat e tenderave dhe shpërndarjen e fondeve. Të merret vet që e vërteta është ndryshe. Janë fakte, jo opsione.”, tha ai.


Shtuar 18.06.2020 09:35