Angli/ Shqiptari hidhet nga çatia për t'i shpëtuar policia, thyen këmbën e përfundon në burg
Policia angleze ka vënë në pranga një shqiptar të identifikuar si Dritan Hoxha, i cili kujdesej për një shtëpi ku kultivohej kanabis me vlerë të konsiderueshme.

Hoxha i pikasur nga policia u hodh nga catia e banesës duke thyer këmbën por nuk ia doli të arratisej.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia zbuloi një fermë masive kanabisi, e cila mund t’u kishte sjellë fitime tregtarëve të drogës deri në 1 milionë paund.

Hoxha kishte mbjellë më shumë se 600 bimë, ndërsa ambientet ishin të pajisura me kanale ventilimi dhe sisteme ngrohjeje./albeu.com/

Shtuar më 02/10/2019, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori