Angli, 4 shqiptarë në pranga për emigracion të paligjshëm
Pëlqej
Mediat angleze raportojnë se katër shqiptarë janë vënë në pranga, pasi ata akuzohen për emigracion të paligjshëm. Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije, kjo për shkaqe hetimi.

Të njëjtat burime shtojnë se ata janë arrestuar pasi u gjetën të fshehur në pjesën e prapme të një kamioni në Bury St Edmunds. Të katër këta shtetas janë meshkuj dhe i përkasin moshës 21, 26, 37 dhe 40 vjeç.

Pas arrestimit ata u dërguan menjëherë në Qendrën e Hetimit të Policisë. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, kur të katër këta shtetas ishin parë duke u hedhur nga një kamion që ishte i parkuar në rrugën Mildenhall. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori