Anëtari i kryesisë së PD: Ne do degradojmë sepse sot po bëjmë aktin më të kobshëm
Kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, Tomor Alizoti, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së PD-së ka folur sot në mbledhje me nota të mëdha kritike ndaj kreut të PD-së.

Ai tha se PD-ja po bën një gabim, pasi po rizgjedh brenda dy javës kryetarin e disfatës, siç e cilësoi ai Lulzim Bashën.

“Ky vend eshte ndertuar mbi padrejtesinë, dhe me keqardhje po ju them se ne ketu jemi mbledhur ne menyre te padrejte. Jemi mbledhur per te bere te padrejtën te drejte.

Si eshte e mundur që në një parti që i solli shqiptarëve lirinë dhe drejtësinë, sot pas kaq vitesh është kthyer në tempullin e padrejtësisë”, tha ai.

“Si eshtë e mundur që pas kësaj disfate totale, ne pas dy javësh rizgjedhim kryetarin e disfatës. Unë e di pse po ndodh. Sepse ju jeni të padrejtë. Ky vend ka vuajtut gjithmonë nga udhëheqësit dhe liderët autokratë e të padrejtë.

Që kjo parti të bëhet si gjithë Europa, që ka qenë parrulla e themelit dhe kauza e PD, duhet të jetë e drejtë me veten, pastaj këtë drejtësi ta përcojë te gjithë shqiptarët.

Një ndër arsyet pse kam qenë dhe jam antar i kësaj partie është se kam menduar që PD është në anën e drejtë të historisë.

Sot me keqardhje vë re dhe shof makinacione dhe manipulime, që i përngjajnë asaj partie, që njerëzit, adhuruesit e PD e luftuan me jetë, shpirt dhe gjak edhe në ditët më të errëta të komunizimit.

Vendet e zhvilluara të botës, në themelin e shtetformimin të tyre kanë nderin e njeriut, vlerat e njeriut dhe drejtësinë e njeriut.

Ne do degradojmë edhe më shumë sepse sot kjo parti po bën aktin më të kobshëm, po legalizon të padrejtën”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori