Anëtari i Gjykatës Kushtetuese jep dorëheqjen
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2001 Petrit Plloçi ka dhënë dorëheqjen gjatë së premtes. Mësohet se Plloçi i ka dorëzuar kryetarit të gjykatës, Bashkim Dedja, letrën e dorëheqjes ndërsa një kopje të saj e ka dorëzuar për dijeni edhe në Presidencë.


Me këtë dorëheqje Plloçi kërkon të protestojë publikisht për zgjatjen e paarsyeshme dhe antikushtetuese, sipas tij, të mandatit të tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Mandati 9-vjeçar i zotit Plloçi ka mbaruar më shumë se një vit e gjysmë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2012, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori