Fashisti i Agimit të Artë i vrau babain, flet për herë të parë djali i viktimës
Xhulio Zifle, djali i Petrit Zifles, i cili u vra mizorisht në rrugë nga një anëtar i Agimit të Artë ka folur për News24.

Ai ka rrëfyer se lajmin për vdekjen e babit të tij, e ka marrë vesh nga mamaja dhe se nuk kishte mundur ditën e fundit të fliste me të atin.

“Kam komunikuar me familjen time rreth orës 10 atë ditë me mamin, motrën dhe mbesën, babai kishte dal për punë. Nuk komunikova dot.

Rreth orës 8-9 të darkës, dolën e kërkuan. Vajtën në polici dhe denoncuan rastin. Filloi kërkimet dhe policia. Dhe në mëngjes morëm lajmin”, tregoi djali i viktimës.

Ai ka treguar gjithashtu se i ati i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe se jetonte prej vitesh në atë zonë. Djali i të ndjerit është shprehur gjithashtu se nuk është kontaktuar nga ana e ambasadës shqiptare në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori