Anëtarësimi në BE, OSBE do të vijojë të ofrojë mbështetje
Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Lamberto Zanier gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit, Topalli u shpreh se i sheh me kënaqësi arritjet e mëdha nga viti në vit në Shqipëri.


Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe shprehu mbështetjen e plotë të OSBE-së për arritjet e objektivave strategjikë të Shqipërisë siç është anëtarësimi në BE.

Kryetarja e Kuvendit Topalli theksoi se, në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë është e nderuar që mirëpret në Shqipëri mbi 200 pjesëmarrës të Asamblesë, duke u dhënë mundësi të gjithëve për të parë nga afër burimet e pafundme të Shqipërisë dhe për të njohur vokacionin europian të shqiptarëve.

Zannier nënvizoi faktin se duhet rritur e forcuar dimensioni parlamentar i OSBE-së, si një dimension shumë i rëndësishëm, duke shprehur edhe interesin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2012, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori