1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Anëtarësimi në BE, Ashton premton mbështetje
Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Baronesha Catherine Ashton ka premtuar mbështetje në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, Baronesha Ashton e falenderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, duke i pohuar se edhe për të është një kënaqësi e veçantë që ndodhet sot në Shqipëri.



“Kam dashur të vija edhe më parë në vendin tuaj të mrekullueshëm dhe jam sot, këtu, për t’ju shprehur drejtpërsëdrejti juve zoti Kryeministër, vendosmërinë e BE-së dhe timen personalisht, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne besojmë fuqishëm se e ardhmja e Shqipërisë është e mbetet Bashkimi Europian,”- u shpreh zonja Ashton.



Ndersa kryeministri Berisha e siguroi zonjën Ashton se qeveria shqiptare është e vendosur që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, konform standardeve ndërkombëtare. Korniza ligjore, e përmirësuar mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe e bazuar tërësisht në sugjerimet e opozitës, sistemi i saktë dhe transparent i numërimit, si dhe rritja e numrit të qendrave të votimit dhe numërimit, për shkurtimin drastik të kohës së votimit, numërimit dhe shpalljes së rezultateve janë garanci solide, e padiskutueshme, për një proces zgjedhor konform të gjitha standardeve ndërkombëtare.



Në takim u vlerësuan edhe reformat, përpjekjet dhe arritjet e rëndësishme të kësaj periudhe në rrugën e integrimit. Kryeministri Berisha vlerësoi e shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë mbështetjen, ndihmën financiare e të gjithanshme që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2013, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori