Anetaresimi i Shqiperise ne Nato mund te shtyhet
Albeu.com
Shpresat jane te pakta dhe per Kroacine dhe Maqedonine, te cilat ashtu si Shqiperia aspirojne te hyjne ne NATO kete vit. SHBA kerkon qe zgjerimi te mos behet para vitit 2008.Lajmi eshte bere i ditur nga burime diplomatike qe kerkojne te mbeten anonim dhe qe jane cituar nga agjencia britanike e lajmeve Reuters. Propozimi eshte bere nga SHBA ne Bruksel, propozim qe ende nuk ka marre driten jeshile nga vendet e tjera, anetare te NATO-s. Sipas Shteteve te Bashkuara te Amerikes para se te vendoset per aleanca me shtete te tjera duhet te zgjidhen disa ceshtje te brendshme te Aleances se Atlantikut te Veriu te cilat jane me urgjente.

SHBA propozon qe ne 2006 te rishikohen aleancat me vendet anetare nderkohe qe zgjerimi i Aleances me partnere te tjere te behet ne vitin 2008. Ky diplomat tha pas takimit se ka pak deshire brenda aleances per nje raund te ri ne lidhje me zgjerimin. "Une nuk shoh ndonje qe eshte dakord te behet ndonje zgjerim i nato-s brenda 2006", tha diplomati, i cili kerkoi te mbetet anonim. Misioni amerikan i NATO-s konfirmoi se ka bere propozime ne lidhje me nje samit ne te cilin do te diskutohen aleancat. reuters/albeu/news24
Shtuar më 09/09/2005, ora 00:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori