Anëtarë të PD-së i bashkohen Rilindjes
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në qytetin e Burrelit ku u takua me një grup ish-mbështetësish të së djathtës të cilët kanë vendosur të bashkohen me të majtën. Këtë veprim të tyre, Rama e vlerësoi si hap emancipues, pasi sipas tij njerëzit s’duhet ta konsiderojnë politikën si tifozllëk partiak.

"Shqipëria ka nevojë për më pak tifozllëk për partitë dhe për më shumë qytetarë, që kudo ku banojnë, votën e tyre nuk e lidhin me besnikërinë e verbër ndaj partisë, por e lidhin me nevojën për të ndryshuar jetën e tyre. Përgjegjësia më e mdha për këtë mes shqiptarëve është kryetari i Partisë Demokratike, i cili të gjithë instrumentat e luftës së klasave, e luftës me armikun e brendshëm i mori dhe i vuri në përdorim në kohën e demokracisë, duke e kthyer Partinë Demokratike nga një parti e shpresës së madhe në një parti familjare, që sot nuk ofron asgjë tjetër përveç gënjështrave dhe ndasisë. Bëni një hap që është vërtetë, hapi i një rilindjeje, jo në kuptimin e votës së 23 qershor për PS-në, por në kuptimin e kapërcimit të kufirit që mban njerëzit ndarë,ne emër të partisë", tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori