Shtatë persona, konkretisht familjet e
Ajet Meçes dhe Edi Reçit, mungojnë dhe po kërkohen nën rrënoja te pallati në lagjen nr.18 në Durrës, te Kryqi i Kuq.
Mësohet se vajza që ka ndërruar jetë është e bija e
Ajet Meçes, e cila punonte në QNOD.
Burime nga Urgjenca Kombëtare njoftojnë se derimë tani janë 18 të vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 dhe me intesitet rreth 9 ballë, që shkundi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.
Viktimat janë nxjerrë nga
rrënojat në zonën e Thumanës, në Durrës, dhe në Kurbin. Ndërkohë që po punohet ende për të nxjerrë qytetarë të tjerë nga
rrënojat, çka bën që numri i viktimave të rritet në orët në vijim.
Shtuar më 26/11/2019,
ora 14:28