Anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, lirohet Endrit Dokle
Endrit Dokle ish-anëtari i bandës se Durrësit është liruar nga burgu.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krujës ndërkohë prokuroria do të bëj nesër apëlim të vendimit të gjykatës.

Endrit Dokle, anëtar i “BandësDurrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

E ashtuquajtura “Banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2020, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori