Andrea dhe Çipi i dorëzojnë Kumbaros propozimet në emër të 200 vetëve
Pëlqej
Kastriot Çipi dhe Ema Andrea janë zgjedhur përfaqësues të artistëve të cilët do të diskutojnë me Kumbaron për zgjidhjen e kësaj çështje.

Gjatë takimit aktorja e njohur Ema Andrea i është drejtuar ministres Kumbaro duke i thënë se të paktën 200 persona e kanë pritur atë në Teatrin Kombëtar.

“Ju pritëm në teatër, por mësuam që ishit në një takim me një grup tjetër artistësh. Ne kemi ardhur të përfaqësojmë një grup prej 200 personash, ndërsa artistët që kanë ardhur këtu, mirë kanë bërë që kanë ardhur, por përfaqësojnë veten”, tha Andrea.

Në largim, duke i dorëzuar edhe disa propozime të artistëve, Kastriot Cipi theksoi se e presin ministren në Teatrin Kombëtar për vijimin e dialogut.

Më herët, Bujar Asqeriu dhe Laert Vasili, ngritën probleme dhe paraqitën kërkesa përballë ministres. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori