Andis Harasani largohet nga PS
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama njoftoi sot largimin e deputetit Andi Harasani nga grupi parlamentar socialist. Sipas Ramës largimi i tij është personal ndërsa ka shtuar se ai do të mbetet një mbështetës i rrugës së PS-së në zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama i ka cilësuar si gënjeshtra deklaratat e qeverisë për uljen e taksave për biznesin e vogël. Në këto 7 vite, sipas Ramës qeveria nuk ka ndërmarrë hapa në ndihmë të biznesit dhe nga disa projekte të vogla që janë shpallur me aq bujë kanë qënë dështim. Sipas kreut të opozitës, biznesi sot paguan dy herë më shumë taksa se 7 vite më parë ndërsa e ka cilësuar edhe taksën e sheshtë si barrë për biznesin e vogël.

“Ne e konsiderojmë taksën e sheshtë dhunim të më të dobtëve dhe grabitje të sistemit që ka sjellë tatimin mbi të ardhurat dhe tatimet mbi vlerën e shtuar duke bërë që barrën më të madhe në ekonominë tonë ta mbajnë më të dobtit” shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori