Ndërhyrjet e vazhdueshme të
ambasadorit amerikan në Shqipëri për çështje të ndryshme, janë ironizuar nga ish-deputeti socialist, Andis
Harasani që tashmë jeton jashtë. Përmes një postimi në Facebook,
Harasani shkruan: “Po ky
ambasadori i Shqipërisë në Washington pse nuk ndërhyn që Republikanët dhe Demokratët në SHBA të bashkëpunojnë? Nuk është mirë që vetëm
Ambasadori I SHBA-ve në Tiranë të punojë”. Konflikti në kongres midis republikanëve dhe demokratëve, ka sjellë bllokimin e mjaft nismave, midis tyre edhe emërimin e ambasadorëve të rinj të SHBA-ve për disa vende të ndryshme. Ky debat, është edhe shkaku I vonesës së emërimit të
ambasadorit të ri
amerikan në vendin tonë. /Albeu.com/
Shtuar më 22/02/2014,
ora 23:40