Një javë më parë rezultoi pozitiv, legjenda e Operas dërgohet në spital

Legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital në Acapulco, Meksikë, me ndërlikime të shëndetit për shkak të koronavirusit, thotë zëdhënësi i këngëtarit.

“Ai po ecën mirë dhe po i përgjigjet trajtimit,” tha zëdhënësi i Domingo në një prononcim për CNN.

Domingo njoftoi në faqen e tij në Facebook javën e kaluar se kishte testuar pozitivë i infektuar me COVID-19. Ai inkurajoi fansat e tij që të lanin duart dhe të ndiqnin udhëzimet dhe rregulloret që kanë vendosur qeveritë lokale.

“Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën, kështu që me shpresë mund të kthehemi në jetën tonë të përditshme normale shumë shpejt,” shkroi Domingo.

Tenori 79-vjeçar spanjoll dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Operës në Los Angeles vitin e kaluar, pasi u akuzua për ngacmim seksual.

Ndërsa Domingo mohoi të gjitha akuzat, hetimi i pavarur i Los Angeles Opera për 10 akuzat për ngacmim seksual nga Domingo rezultoi i besueshëm në fillim të këtij muaji në favor te DOmingos.

Domingo bashkohet me një listë në rritje të të famshëmve që kanë rezultuar pozitivisht ndaj koronavirusit, duke përfshirë Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshorten e tij Rita Ëilson, shkrimtarët e këngëtares John Prine, Kevin Durant dhe Daniel Dae Kim.


Shtuar 30.03.2020 07:56