Anashkalimi i Republikes se Kosoves
Albeu.com
Në Mal të Zi kohëve të fundit organizohen takime, tryeza, debate edhe veprimtari të ngjashme ndërkombëtare, mirëpo mungojnë përfaqësuesit e Republikës së Kosovës.Pikërisht ditën e martë bëhet e ditur se Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me drejtoritë e policive dhe të doganave organizoi seminar rajonal për policët edhe nëpunësit e doganave në pikën turistike Milloçer të Budvës, bregdeti i Malit të Zi.
Tema e këtij seminari treditor ka të bëjë avancimin e njohurive të nëpunësve të policisë dhe doganierëve, të cilët merren me monitorimin dhe kontrollimin e prodhimit të bimëve narkotike dhe u dedikohet nëpunësve të këtyre institucioneve të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Në këtë rast, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, do të duhej të mos e ndiejnë veten komodë nëse në një seminar të rëndësishëm që organizon OSBE për vendet e rajonit, së paku të shtrojnë pyetje, mbase Republika e Shqipërisë të reagojë edhe më shumë, përse anashkalohet Republika e Kosovës në këto raste. (nga Ibrahim Berjashi, BOTA SOT)
Shtuar më 05/05/2009, ora 22:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori