ANALIZË/ Fjalimi i Junkerit dhe një tjeter mundësi e humbur për Shqipërinë
Nga Gentjan Skara
Me datë 13 shtator 2017, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker mbajti fjalimin e përvitshëm drejtuar anëtarëve të Parlamentit, për të analizuar arritjet e vitit të fundit dhe për të shpalosur prioritet e Komisionit për të ardhmen e Bashkimit Europian.

Ngjarjet si referendumi në Mbretërinë e Bashkuar; rritja e ngadalshme ekonomike dhe papunësia e lartë në disa shtete anëtare; sulmet terroriste; kriza e refugjateve dhe problemet që disa shtete anëtare kanë shfaqur me parimet e përgjithshme të demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor vendosën në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Për të adresuar këtë problematikë, më 1 mars 2017, komisioni publikoi një “Ëhite paper mbi të ardhmen e Bashkimit Europian” duke nxitur debatin mbi të ardhmen e BE-së në 2025. Ky dokument parashikonte 5 skenarë të mundshëm sipas të cilëve Bashkimi Europian:

1) do të vazhdojë integrimin gradualisht në mënyrë të natyrshme “carrying on”;

2) do të transformohet vetëm në një organizatë ekonomike ku në qëndër të qëndrojë tregu i brendshëm “nothing but the single market”;

3 ) do të kemi bashkëpunim të përforcuar në më shume fusha “those ëho ëant more do more”;

4) duhen prioritizuar fushat e bashkëpunimit “doing less more efficiently”;

apo

5) duhet bashkëpunimi gjithnjë e më shumë i shteteve anëtarë në të gjitha fushat “doing much more together”.

Gjatë fjalimit, i cili vlerësua pozitivisht pas një viti të lodhshëm për Bashkimin Europian dhe qytetarët e tij, Presidenti Junker elaboroi vizionin e tij mbi të ardhmen e BE-së duke u fokusuar në vazhdueshmërinë në mënyrë të natyrshme të reformava të ndërmara sipas skenarit të parë “carrying on” në 16 muajt e ardhshëm të Komisionit.

Dhe më pas, deri në 2025, Bashkimi Europian do të ketë mundësinë që të reformohet për të qenë më fleksibël (skenari 3), efiçent (skenari 4) dhe i bashkuar (skenari 5).

Gjithashtu, Presidenti i Komisionit Juncker, nuk la pa përmendur edhe zgjerimin e Bashkimit Europian duke theksuar që “nëse duam më shumë stabilitet tek fqinjët tanë, atehere ne duhet të mbajmë një perspektivë të besueshme zgjerimi për Ballkanin Perëndimor”.
Me tej shtoi që gjatë këtij mandati, asnjë vend i Ballkanit Përendimor nuk është gati për tu anëtarësuar.

Në letrën qëllimit drejtuar Presidetit Tujani dhe kryeministrit Ratas, theksohet që deri në shkurt të 2018, Komisioni do te lançoje “Strategjinë për anëtarësimin e suksesshëm të Serbisë dhe Malit të Zi” me perspektivën e anëtarësimin në vitin 2025.

Në të njejtën frekuence ishte edhe Komisioneri Hahn, i cili në forumin e Beogradit deklaroi se Mali i Zi dhe Serbia janë dy vendet e Ballkanit më pranë BE-n. Pra sic shihet, edhe njëherë anëtarësimi i Shqipërisë nuk është në axhendën Europiane dhe nuk do të ndodhë më heret se 2025.

Arsyeja kryesore e këtij përjashtimi lidhet me faktin që Shqipëria nuk ka hapur negociatat për përafrimin e legjislacionit. Ndërsa, Malit i Zi dhe Serbia kanë avancuar duke hapur disa kapituj për të negociuar. Në dy vitet e fundit gjithmonë e më shumë flitet për një datë konkrete për hapjen e negociatave.

Së fundmi, hapja e negociatave është kushtëzuar me rezultate konkrete të reformës në drejtësi. Bojkotimi i parlamentit nga partitë politike dhe si rrjedhojë mos adresimi i prioriteteve e vendosin Shqipërinë në “stand by”.

Mbetet për tu parë, nesë negociatat për përafrimin e legjislacionit do të hapen në 2018 pasi në axhendën e Komisionit për 16 muajt e ardhshëm nuk parashikohet dicka e tillë.

Eksperinca e Malit të Zi dhe Serbisë tregojnë që sado imazh negativ mund të ketë një shtet për të shkuarën e tij, vullneti politik është faktori determinat për Integrimin Europiane.
Shtuar më 19/09/2017, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori