Analiza e vjetore e MTKRS, 4.7 milionë turistë në 2012
Gjate vitit 2012">2012 vendin tone e kane vizituar afro 4 milionë e 700 mije qytetare. Duke bërë analizën e vitit 2012">2012, Ministri i Turizmit Aldo Bumçi e ka quajtur vitin e kaluar si me te suksesshmin ne këtë sektor.


Numrin me te madh te vizitoreve jo rezidentë e përbejnë ato kosovare me 48 për qind, maqedonasit me 12 për qind, shtetasit italianë 7 % për qind greke 5 % gjermane 2 % etj.

“Koha ka treguar se edhe kur ka pasur vite zgjedhjesh apo trazirash turistet nuk janë frenuar”, deklaroi ai.
Për ecurinë e vitit qe sapo lamë pas Bumci është fokusuar edhe ne ruajtjen dhe restaurimin e vlerave te trashëgimisë kulturore.

Sipas tij, në vitin që lamë pas janë restauruar 30 objekte financimet ne total kane qene 311 milionë leke, 122 milionë me shume se një vit me pare. Viti 2012">2012 sipas ministrit Bumci ka qene dhe një vit jubilar pasi shënoi 100 vjetorin e pavarësisë dhe për këtë sipas tije aktivitetet kane qene te shumta. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori