Analiza e prokurorisë, Bode: Mangësi në hetimin e evazionit fiskal
Ridvan Bode
Ministri i Financave Ridvan Bode tha se prokuroria dhe njësitë hetimore të përbashkëta kundër krimit ekonomik, kanë pasur problematikë gjatë vitit 2010 në lidhje me evazionin fiskal. Ministri Bode theksoi se gjatë vitit 2010 ka pasur një rritje të ndjeshme të kallëzimeve që janë bërë nga tatimet dhe doganat lidhur me krimet ekonomike dhe evazionin fiskal.

Sipas Bodes, numri i çështjeve të kësaj natyre që janë hetuar dhe janë dërguar në gjyq, është shumë më i vogël krahasuar me numrin e kallëzimeve penale të bëra në prokurori. “Ka pasur rritje të numrit të kallëzimeve, por numri i çështjeve të përfunduara dhe të dërguara në gjyq është i vogël”, tha Bode.

Ai theksoi se duhet të rritet forca e hetimit dhe trajtimit të këtyre dosjeve pasi siç tha Bode, nëse krahas me kallëzimet nuk rritet edhe numri i dënimeve në gjykata, atëherë ky nuk mund të konsiderohet sukses.
Shtuar më 21/01/2011, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori