Makina përplas këmbësorin, niset me urgjencë drejt spitalit 61-vjeçari në Durrës

Një 61- vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen nr. 13.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00: në lagjen nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve:

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Albeu.com/


Shtuar 14.01.2023 15:47