Analisti: Shembja e Teatrit duhet ndaluar me dhunë si taksa e Kukësit
Fatos Lubonja është shprehur në Newteatris24 se shembja e Teatrit është grabitje e pronës publike dhe se nuk duhet toleruar.

Më tej, ai ka treguar edhe mënyrën sesi mund të ndalet shembja e Teatrit.

“Ka një arrogancë të paparë. Nëse kalon Teatri është një çështje alarmi. Jemi para një çmendurie ku ca njerëz nuk njohin kufi për të grabitur. Shembja e Teatrit ndalohet duke përdorur formën e protestës së Kukësit.

Këtu kemi të bëjmë me një çmenduri kolektive që mendojnë se paraja është gjithçka. Më përpara nuk ishte çmendur kaq keq dhe kishte edhe konkurse. Si ka mundësi që bëhet një vepër kaq e rëndësishëm dhe nuk ka konkurs. Veliaj është vënë si instrument i Edi Ramës apo si përfaqësues i qytetarëve?”, tha Lubonja. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori