Analisti për deklaratën e Lu-së: Kemi ujkun para, 2018 është larg
Deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu ku tha se në 2018">2018 do të ketë arrestime të bujshme , ka shkaktuar reagimin e analistit Fatos Lubonja.

Sipas tij, 2018">2018 është shumë larg pasi "ujku" tashmë është para nesh.

“Këto deklarata më bëjnë për të qeshur sepse ne kemi ujkun përpara, Lu thotë gjurmët në vitin 2018">2018. Ne kemi nevojë për veprim shumë të shpejtë dhe nuk e di se çfarë ka parasysh ai kur flet për peshq të mëdhenj se peshqit e mëdhenj, Tahiri dhe Rama janë aty”- tha Lubonja.

Sipas tij, “kësaj aventure i ka ardhur fundi që të qeveriset vendi me aventurizëm, me para droge e të sundohet e të pasurohet një grup njerëzish e të tjerët të jenë pa shpresë”.

Lubonja i ka bërë gjtihashtu dhe një apel opozitës.

“Duhet veprim i guximshëm për të zbardhur ngjarjen dhe për të nxjerrë të gjitha provat që provojnë këtë përfshirje të Tahirit dhe s’është cështja vetëm te ai por te gjithë sistemi që është ngritur i kapjes së shtetit nga krimi, ky është thelbi. Opozita të mos mjaftohet me denoncime por na duhet një alternartive që jo thjesht të kemi rrotacion qeverish por një projekt për të ndryshuar këtë lloj ekonomie kriminale që kemi ndërtuar, shumëcka që na kasjellë në këtë gjendje”.

“Duhet të jesh miop për të mos kuptuar dhe parë se çfarë po ndodh në vend. Shumica e qytetareve e dinë se çfarë po ndodh me korrupsionin dhe me kanabisin. Ata e dinë se çfarë ka ndodhur me kanabisin. Do thoja papërgjegjshmëri. Edhe policia është e përfshirë në krim. Nuk di çfarë duhet në një vend normal. Imazhi i qeverisë është i zbuluar dhe perdja ka rënë komplet. Edhe pse është lakuriq qeveria, ne nuk kemi instrumentet e duhura për të zgjedhur institucionalisht këtë situatë. Lu thotë prisni 2018">2018 dhe kjo është e tepërt mendoj”. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2017, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori