Analisti ofendon studentët: Nuk jam me këta lypsa të mjerë
Analisti Shpëtim Nazarko, ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillojnë studentët prej 10 ditësh.

Nazarko ndryshe nga shumë figura publike që kanë dalë në krahë studentëve, bërë përgjegjës indirektë studentët për situatën në të cilën ndodhet arsimi në Shqipëri.

Analisti shkruan:

Sikur studentët të dilnin së pari të kërkonin në tekstet e tyre-zëvëndësimin e Noizit apo të maskarallëqeve tjera të ngjajshme-me Hygoin a të tjerë kolosë që kanë cuar përpara Francën dhe botën, edhe unë si një analist ditëzi, do të kisha shkuar me qejf në atë përpjekjen e tyre. Unë do të jem me studentët kur ata të kërkojnë këtë gjë së pari. Tani nuk jam me ta. Duke luftuar për të drejtat e ngelsave dhe kushtet e konvikteve, më duket se i ngjajnë ca lypsave të mjerë që kërkojnë një krodhë bukë aty në cep të rrugës."
Përsa i përket rolit të Ramës në këtë histori, ai u shpreh se kryeministri po përpiqet të vendosë rregull në Shqipëri.

Nazarko shton:

Po bëhesh me Ramën thotë dikush. Mundet… E shoh që vjen vërdallë fare i vetëm. Duke u përpjekur të vërë rregull me një cetë qeveritarësh, trecereku i të cilëve nuk kanë haber po dhe si të tjerët nga kollosët që përmënda më lart. Vjen vërdallë me tërë fuqinë e një individi që përbuz edhe vetë ata që ka vënë afër tij.”
Si zgjidhje për situatën, Nazarko i ka sugjeruar Ramës thirrjen në skenë të agallarëve të mëdhenj. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori