Analisti kundër kryeprokurores Marku: La ta merrnin për veshi Ruçi dhe Rama
Pëlqej
Analisti Andi Bushati i ftuar në News24, ka komentuar situatën e ditës së sotme në Kuvend dhe zgjedhjen e Kryeprokurores.

Sipas tij zonja Marku u përdor nga maxhoranca, çka sipas tij tregon se s’mund të ketë paanësi.

“Unë dua ta ngre nga një këndvështrim tjetër pyetjen. Akuza ndaj kryeprokurores së përkohshme është që ajo është një marionetë e PS-së për t’i shërbyer PS-së.

Të kapemi vetëm nga një moment ceremonial. Ishte momenti kur kryeprokurorja ishte zgjedhur me 69 vota. Një njeri me integritet nuk e merr dot për veshi as Edi Rama as Gramoz Ruçi e ti thotë hajde bëje betimin se tani duam ne t’i ulim hundën opozitës.

Jo mund të thoshte edhe më vonë kur të qetësoheshin gjakrat. Zonja Arta Marku u përdor edhe momentin e betimit. Një njeri që bëhet levë e mashë e sherrit, a mendoni se do ketë paanësi?

Edhe kur merr një punë të re, të shohësh drejtorin e kryeredaktorin tënd duke u kacafytur dhe ti firmosësh kontratën e punës?! Ej ku po vete thua. Kjo ishte minimalja që ti të tregosh respekt për veten. Unë këtë akt sublim për veten time nuk mund ta përdhosësh. Deri sa ka pranuar ta përdhosë si mund të jetë i paanshëm”, deklaroi Bushati. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2017, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori