Deklarata e fortë e Arta Dades: Rama duhet të largohet!

Për Arta Daden, Edi Rama duhet të largohet nga Partia Socialiste. Duke folur në studion e emisionit “Arena”, Dade u shpreh se ajo dhe shumë socialsitë kanë të njëjtin shqetësim, ndihen të papërfaqësuar.

Sipas saj, Partia Socialiste ka bërë hapa pas, pasi tani ka në krye të shtetit që dikur kanë qenë pjesë e sistemit komunist.

Arta Dade: Kam ditë që e them që Rama duhet të largohet dhe kishte mundësinë t`i jepte një zgjidhje situatës së krijuar. Ka ende njerëz në PS që mendojnë se PS mund të reformohet. Ka mjaft anëtarë të Partisë Socialsite që kanë këtë shqetësimin që kam dhe unë. Unë kam pasur kontakte me një grup të madh të rinjsh, kemi bërë një bisedë për marrëdhëniet rajonale, dhe pas këtij takimi me shumë të rinj biseduam, që ishin të majtë, por që nuk përfaqësohen.

E njëjta gjë është dhe me gratë. PS është një vlerë kombëtare. Ka kaluar dy opozita, ka kaluar një mandat dy vjeçar në qeverisje. Këto rekorde duhen çbërë tashmë. Kemi një autoritarizëm, vetëm kryeministri po rrëshket. Nuk ruan më tiparet e një force të së majtës. Ne u afruam për ti dhënë një imazh tjetër kësja force politike. Tani rezulton se ata që kanë qenë figura para 1990, tani vazhdojnë të jenë në krye të shtetit. Tani kemi bërë hapa mbrapa.

Më tej, Arta Dade tregoi edhe se çfarë synonte mocioni për reformimin e Partisë Socialiste. Ajo tha se ndër pikat kyçe është kufizimi i mandatit të kryetarit, rikthimi i sistemit të vitit 2008 apo konkurrenca brenda partisë për zgjedhjen në poste publike.

Arta Dade: Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë. Mocioni ka qenë i një grupi njerëzish. Ne do të dalim, pasi u prit të merrej një përgjigje institucionale. Mocioni ka të bëjë me një reformim dhe është përditësuar me shqetësimet që ne kemi. Të ndryshohet sistemi i 2008, të kufizohet mandati i kryetari. E treta kërkohet të ketë një proces përzgjedhje të përcaktuar kandidaturat.

Kur ka qenë sistemi që ne zgjidheshim direkt ishte një listë që votoheshin në rang rrethesh. Kjo duhet të jetë dhe për deputetët dhe për kryetarët e bashkisë. Kjo do krijonte ato rrjetat që të mos penetrojnë njerëz me rekorde kriminale. Elementët që ne kemi kërkuar përmes mocionit kanë të bëjnë me një koherencë të përditësuar madje. /oranews


Shtuar 4.03.2020 20:52