Analistët britanikë: Shqyrtohet mënyra se si të zyrtarizohet de fakto pavarësia e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Ekspertët britanikë për Ballkanin në analizat e tyre konsiderojnë se takimi i Grupit të Kontaktit në Londër paraqet konfirmimin se po shqyrtohet mënyra sesi të zyrtarizohet de fakto pavarësia e Kosovës.Analisti Tim Xhuda thotë se komunikata e Grupit të Kontaktit qartë thekson se vendimi de fakto tashmë është marrë dhe se Kosova do të fitojë pavarësinë e kushtëzuar.
Ky qëndrim, sipas fjalëve të tij, para së gjithash shihet nga formulimi i komunikatës se "zgjidhja patjetër duhet të jetë e pranueshme për popullsinë e Kosoëvs".
Në këtë kontekst, Tim Xhuda është i bindur se negociatat e Vjenës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të trajtojnë pozitën e serbëve në Kosovë dhe zbatimin e pavarësisë së kushtëzuar me probleme sa më të vogla.
"Nëse duam të jemi plotësisht të sinqertë, temë e negociatave nuk dë të jetë statusi i ardhshëm i Kosovës, por statusi i ardhshëm i serbëve në Kosovë. Jam i bindur se fuqitë e mëdha janë të vendosura që Kosova ta fitojë pavarësinë e kushtëzuar, ndërsa tani në rend dite janë detajet. Prandaj nuk habit dëshira e theksuar që bisedimet të përfundojnë deri në fund të këtij viti", tha për BBC-në Tim Xhuda.
Edhe profesori i Universitetit të Oksfordit Mark Almond thotë se Kosova tashmë de fakto është e pavarur dhe se tani duhet konfirmuar nëse ekziston mundësia që territori të fitojë njëfarë statusi ndërkombëtarisht të njohur.
"Tani shtrohet çështja e kushteve dhe të rrethanave që do të ndikojnë në formësimin e marrëdhënieev të ardhshme. Kosova, Serbia, Maqedonia dhe të tjerët duhet të jetojnë njëri pranë tjetrit, pa marrë parasysh se cili do të jetë statusi juridk i Kosovës", Almond.
Ndërkaq duke folur për opsionet që i mbesin Beogradit, Tim Xhuda tha se vetëm mund të përpiqet të shtrojë zgjidhje më të mirë të mundshme për serbët në Kosovë.
Profesori nga Oksfordi Mark Almond gjithashtu beson se Beogradit i ka mbetur pak hapësirë për manovrim. Meqenëse Serbia nuk është në gjendje ta kthejë kontrollin mbi Kosovën, ajo duhet të niset në një rrugë tjetër dhe tek BE të përfitojë kushte më të mira për veten.
Ndërkaq eksperti amerikan në Institutin KATO në Uashington Ted Karpenter tha për "Zërin e Amerikës" se konfirmimi se nuk ka kthim para vitit 1999, vë në dukje qëndrimin e thjeshtë të disa anëtarëve të Grupit të Kontaktit. Teza tjetër, tha ai, se nuk ka ndarje të Kosovës, drejtpërdrejt shkon në dobi të shqiptarëve që duan ta kontrollojnë tërë Kosovën e jo ta ndajnë.
Karpenter thotë se Uashingtoni duhet të insistojë në faktin se Kosova është rast unik sepse në të kundërtën do të vehet në dyshim e drejta ndërkombëtare sa i përket disa republikave të Federatës ruse që dëshirojnë të shkëputen. qik
Shtuar më 02/02/2006, ora 13:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori