Analistët shprehen kritikë ndaj arsyeve dhe cilësisë së koalicioneve
Albeu.com
Përderisa partitë politike vazhdojnë të zyrtarizojnë koalicione paraelektorale, analistët mendojnë se këto koalicione partiake nuk sjellin ndryshime në rezultatin zgjedhorë.Analisiti Baton Haxhiu mendon se kjo më tepër i ngjan forcimit të pozitës së individëve të partive të vogla në parti të mëdha. Ndërsa Ilir Dugolli nga KIPRED, mendon se kolacionet e tilla sjellin vetëm një siguri më të madhe për partitë e vogla.
Analisti Baton Haxhiu mendon se lidhja e koalicioneve të partive të vogla me parti më të mëdha nuk do të ndikojë në votat dhe ndryshimin e rezultatit zgjedhor karshi zgjedhjeve të mëparshme. Ai i quan votat e partive të vogla kryesisht si “vota familjare”. Koalicionet e arritura ai i quan “joideologjike”, duke konsideruar se nuk ka ndonjë marrëveshje parimore për të ardhmen por vetëm “koalicione për emra”.
Edhe analisti Ilir Dugolli nga KIPRED-i nuk sheh ndonjë ndikim të madh nga koaliconet e bëra në rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm një siguri më të madhe për partitë e vogla. Ai vlerëson se për partitë e mëdha koalicionet kanë më tepër ndikim simbolik: Dugolli këtë proces e sheh si të vetmen mënyrë që partitë e vogla të bëhen pjesë e qeverisjes. Sipas tij, këto parti shanset i bazojnë në ndarjen e partisë më të madhe LDK-së.
Partitë politike do të mund të lidhin koalicione partiake para fushatës parazgjedhore deri të martën më 11 shtator. RTK
Shtuar më 09/09/2007, ora 16:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori